Cilat janë efeketet praktike ekonomike në Kosovë të rritjes së pagave në sektor publik? Kjo ‘rritje pagash’ tingëllon si një magji politike dhe elektorale, mesiguru. Me gjasë, kulmi i politikanëve të Kosovës është ky. E në këtë rast, 99% e popullatës dhe familjeve nën presion financair, i gëzohen kësaj, nuk ka si të jetë ndryshe. Por në realitet, ky është një akt jo edhe aq i mirë për vendin dhe ekonominë e mirëqenine e qytetarit. Akt qyqar me efekte negative afatgjata në kushtet dhe në bazë të strukturës aktuale ekonomike të dominuar nga importet dhe deficiti gjigantesk.
Liderët janë aty të bëjnë vendime të vështira, por që kanë efekte të mira afatgjate për publikun. Por politikanët e politikave ditore dhe populistë mbase bëjnë cfarë ka dëshirë qytetari nën presion që ata të përfitojnë politikisht. Mbase të i fitojnë 2-3 vota më shumë në kohë zgjedhjesh. Njëherë e zhvlerësojnë fuqinë blerëse përmes inflacionit e pastaj rrisin pagat të thellojnë importin dhe deficitin tregtar. Çfarë politika ekonomike janë këto?
Kjo do kishte efekte të ndryshme pozitive. Jo vetëm që qytetarët do të kishin më shumë fuqi blerëse por gjithashtu edhe ekonomia do të përfitonte, rrjedhimisht punësimi, mirëqenia dhe buxheti i shtetit. Me këtë medotë, të rritjes së pagave, efekti është rritja e konsumit dhe respektivisht rritja e importit dhe deficitit edhe ashtu kronik dhe gjigantesk. Më shumë para të djersës së ekonmisë tonë do të humben jashtë vendit përmes humbjeve dhe deficitet tregtar.
Mos te harrojmë ‘ekonominë e kungulleshës’ si shembull në Kosovë. Gjatë kohës kur kemi pasur prodhim vendor, cmimi i kungulleshës ishte rreth 80 cent për kg. Në momentin kur nuk kishte më prodhim dhe furnizim nga vendi, cmimi shkoj brenda pak ditësh në 2.5 e 2.99 euro/kg. Pra fuqia blerëse e kosovarit ka qene shumë më e lartë, apo gati 4x më e lartë me një metodë ku forcohet ekonomia dfhe bizneset e prodhuesi vendor. Në anën tjetër, me metodën e rritjes së pagave pa e rritur e fuqizuar prodhuesin dhe biznesin vendor kemi parë se si importet e mallrave janë thujase dyfishuar për 3-4 vitet e fundit duke krijuar rreth 5miliardë euro deficit në vit.
….
Kështu, politika për interesa elektorale, pa ndonjë shqetësim të madh po e dëmton ekonominë dhe qytetarin duke aplikuar politika ekonomike të papërshtatshmë për kontekstin dhe strukturën ekonomike të Kosovës. Qytetarët dhe 99% të popullatës nuk kanë mundësi të i kuptojnë këto efekte dhe dinamike se kjo nuk është punë e tyre e specializuar.
E cka e bënë edhe më të rënd gjendjen, në vend se opozita të bëhet e matur dhe shfrytëzoj rastin të ndihmoj dhe ruaj ekonominë dhe shumicën absolute të punëtorëve në tregun e punës, ata po garojnë me qeverinë se kush i rritë pagat më shumë. Në njëfar mënyrë, po garojnë kush është më i paskrupullt.
Në këtë anarki politike, partitë që e quajnë vehtën parti të krahut të djathtë po garojnë me qeverinë e majtë si me dëmtu sektorin privat dhe ekonominë. Si me i rritë pagat e sektorit publik në dëm të sektorit privat. Këtu vetëm logjikë ekonomike nuk ka. Ka vendime politike me efekte elektorale por me pasoja të vështira afatgjate për një ekonomi edhe ashtu të rënduar nga politikat e majta.
Nëse dëshiton të i rrisësh pagat, atëherë rrite ekonominë dhe zhvillo politikat e duhura pozitive që ekonomia të rrisë pagat në sektorin privat që përbënë 3/4 e tregut të punës nga ku përfitojnë ekonomimtë familjare. Kështu, secili mund të bëjë, të rris pagat me para të huaja pa bërë anjë veprim paraprak për të rritur proporcionalisht ekonominë.