Para fillimit të ndeshjes mes Real Madridit dhe Manchester United, ka ndodhur një ngjarje interesante në tunelin që të çon drejt fushës.
Dy anësorët e Los Blancos, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio, morën vëmendjen e portierit David De Gea të “Djajve të Kuq”, duke e thirrur atë me emrin: ”Karius!”.
Karius është portieri i Liverpoolit, i njohur tashmë për gafat e tij në finale ndërsa duket që Spanjollët përdorin këtë metodë për ta ngacmuar portierin e kombëtares Spanjolle David De Gean, për paraqitjen jo të mirë me Spanjën në Botërorin e Rusisë.
https://twitter.com/AnfieldExpress/status/1024733341944295426