Lojtarët që dështuan tek Arsenali, shkëlqyen në ekipe me të mëdha

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Dikur largimi nga Arsenali nënkuptonte se karriera e një lojtari do të merrte rrugën e rënies.

Por tash është e kundërta, siç u dëshmua me Serge Gnabryn, që shënoi katër gola në fitoren 7:2 të Bayern Muenchenit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, shkruan The Sun.

Gnabry është në listën e lojtarëve që ndonëse nuk arritën shpërthimin e madh tek Arsenali, vazhduan dhe arritën majën në skuadra tjera.

Ja disa prej tyre.

Serge Gnabry

Sulmuesi anësor gjerman, Serge Gnabry, ishte transferuar nga Arsene Wenger tek Arsenali kur ishte 16-vjeçar në vitin 2010, në një marrëveshje që sillej në rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).

Dukej si një blerje e madhe, ku shumë analistë e quanin Gnabryn e ardhmja e futbollit gjerman. Edhe Mesut Oezil më vonë thoshte se Gnabry ishte lojtari më i mirë me të cilin kishte luajtur në skuadër, pasi që 18-vjeçari luajti përkrah tij në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Muenchenit.

Por, me gjithë nominimin për çmimin “Djaloshi i artë” në vitin 2013, një lëndim serioz i gjurit frenoi përparimin e tij. Kur u kthye në formën më të mirë fizike, Gnabry e gjeti veten “të ngrirë” nga skuadra, kështu që ai u huazua te West Bromwich Albion, ku përjetoi një periudhë të tmerrshme.

Ai luajti vetëm tri herë për West Bromwichin, ku kryetrajneri nuk kishte menduar se Gnabry është mjaftueshëm i mirë për Premier League. Wenger e shiti Gnabryn te Werder Bremeni në vitin 2017 për pesë milionë euro dhe pasi shkëlqeu me Werderin në një stinor në Bundesligë, ai u transferua te Bayern Muencheni për tetë milionë euro, ku stinorin e kaluar u zgjodh lojtari më i mirë i vitit te Bayerni.

Donyell Malen

Së fundi është raportuar se Arsenali, Liverpooli e Evertoni po interesohen për transferimin e Donyell Malenit. Në fakt, Malen është larguar nga Arsenali në vitin 2017, duke u transferuar te PSV-ja. Ai është produkt i akademisë së Ajaxit, ndërsa ishte transferuar nga Arsenali në vitin 2015./kohanet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme