Real Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga dhe Cristiano Ronaldo golave.
Fitorja 1-6 ndaj Real Betisit ishte shumë e nevojshme për Los Blancos të cilët po kalonin në një periudhë jo të mirë.
Betisi ishte një kundërshtarë i lehtë të cilët iu dorëzuan madhështisë së skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane që nga minutat e parë.
Se Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo janë një nivelet mbi të gjithë, e tregon edhe fakti lojtari i Betisit, i huazuar nga Chelsea, Charly Musonda, priti mbi 20 minuta pas ndeshjes për një selfie me CR7. /Telegrafi/