Carlos Tevez mund të kalojë gjithë ditën duke shpenzuar energji për të grumbulluar paratë e kinezëve. Por bashkëpatrioti i tij ia del me më pak mundim të fitojë më shumë se ai.
Carlos Tevez mendohet të jetë futbollisti që fiton më shumë, rreth 634 615 sterlina çdo javë te Shangai Shenhua. Por shoku i tij i skuadrës tek Argjentina Ezequiel Lavezzi ka shënuar vetëm dy gola në Chinese Super League deri më tani për shkak të problemeve me dëmtimet e njëpasnjëshme. Por ai merr një shpërblim javor prej rreth 798 000 sterlina në javë te Hebei China Fortune, ndërsa në një vit shifra shkon në 41.5 milionë sterlina.
32-vjeçari u largua nga Paris Saint Germain në janar duke hasur në vështirësi në fillimet e tij në Kinë. Deri më tani, ai ka shënuar vetëm dy gola për Fortune… dhe kjo i kushton klubit të tij një shpenzim prej rreth 20 milionë sterlinash për gol.
Sigurisht Cristiano Ronaldo është i treti në pesë lojtarët më të mirëpaguar dhe i pari jashtë Chinese Super League. Shumë do të thoshin me të drejtë, pasi ka shënuar 35 gola për Real Madridin këtë sezon. Vendi i katërt në top 5 e lojtarët më të paguar në botë zihet nga ish-playmaker i Chelseat, Oscar, i cili u transferua te Shangai Sipg nga Blutë në merkaton e janarit 2017.
Ndërsa ylli i Barcelonas Lionel Messi pozicionohet në vendin e pestë me 362 480 sterlina në javë. Të hënën u zbulua se edhe ylli i Liverpoolit Roberto Firmino merr 31 666 £ për çdo pasim vendimtar, ndërkohë që kontratat fitimprurëse të lojtarëve do të vazhdojnë të ekspozohen.