Lojtari që idolizohej nga Pogba po pret për hapin e radhës

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Më 9 korrik Ravel Morrison shkroi në “Twitter”: “Një ditë do të shkruaj një libër për gjithë jetën time. Kurrë nuk do ta kuptoni derisa ta rrëfej atë”.

Mund të imagjinoni se ia vlen të pritet. Me pak përjashtime, biografitë e futbollistëve mund të jenë të zbehta, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo ajo e Morrisonit nuk do të jetë e tillë.

Lojtari që ishte quajtur nga Sir Alex Ferguson si talenti më i mirë i dalë nga akademia e famshme e Manchester Unitedit ka mbushur 25 vjet në shkurt. Qysh tash ka pasur mjaft dramë rreth jetës së tij, sa për të mbushur një libër me qindra faqe.

Sa për titull të librit, “udhëkryqi” nuk është titull i keq pasi djaloshi i talentuar ka qëndruar në shumë prej tyre dhe qëndron sërish në një të tillë.

Lazio është skuadra e fundit që ka hequr dorë nga Morrisoni. Ka fjalë që po qarkullojnë se ndonëse Morrison ka edhe një vit kontratë, skuadra romane është e lumtur ta lirojë atë. Me gjithë atë që do të dukej si një periudhë e suksesshme huazimi në Meksikë te skuadra Atlas, Morrison do të duhet të nisë rrugëtimin tjetër.

Çfarë tash? Është një pyetje që ai është mësuar ta dëgjoj.

Manchester United mposhti vite më parë Manchester Cityn për të transferuar Morrisonin. Një djalosh që njihej si mendjemadh, por shumë i shkathët, ndërsa kishte rënë në sy si të skuadrave nga Manchesteri ashtu edhe atyre të Liverpoolit.

Siç ka treguar Rio Ferdinand javën e kaluar, Ferguson e kishte skajuar atë dhe Wayne Rooneyn në njërën anë për t’ua treguar xhevahirin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme