Lokalizohet zjarri në trafostacionin e “Trepçës” në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 13:46 | Nga Nexhmie Hyseni

Është lokalizuar zjarri në trafostacionin e ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri për Ekonomia Online e ka konfirmuar lokalizimin e zjarrit, teksa shtoi se aktualisht janë duke u marrë me rastin në bashkëpunim me KEDS-in.

“Zjarri sa u lokalizua ekipa është duke shikuar me e bë më të mirën e mundshme, në bashkëpunim me KEDS-in. Të lënduar nuk pasur”, tha Tahiri në një prononcim për Ekonomia Online.

Përndryshe, sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të Trepçës, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmarrje.

KEDS-i ka njoftuar se ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’i dalë në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme