Policia e Londrës ka nisur hetime mbi rastin e një vrasje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.
Mësohet se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri, transmeton Klan Kosova
Vrasjen e Flamur Beqirit i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.
Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.