Londër, zbulohet fabrika e kanabisit afër Bankës së Anglisë

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e qytetit të Londrës ka zbuluar dhe shkatërruar një fabrikë të kanabisit në zemër të Londrës pasi ishte raportuar për erën e rëndë të bimës.

Oficerët policorë kanë gjetur 826 rrënjë kanabisi në një pronë në rrugën Throgmorton të kryeqytetit anglez, që është edhe vendi ku është e vendosur Banka e Anglisë, raporton CNN.

Policia ka bërë të ditur se kjo është fabrika e parë e kanabisit e gjetur në këtë pjesë dhe se të dyshuarit për këtë veprim kanë përfituar nga bllokimi për shkak të koronavirusit për të zhvilluar këtë veprimtari ilegale.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia ka raportuar të ketë arrestuar dy persona të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme