Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri.
“No rich parents” mban titullin ky album, që në shqip do të thotë “jo prindër të pasur”
Ata përmes një fotografie të përbashkët të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, kanë zbuluar kopertinën e albumit të ri.
Në imazhin promovues të albumit, çifti shfaqen shumë të ekspozuar në paraqitje, ndërsa pozojnë së bashku në shtrat.
Komentet përbri fotografisë kanë qenë të shumta, kryesisht referuar imazhit provokues të çiftit.
Një prej ndjekësve të Loredanës ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, referuar një prej këngëve të saj.
Ndërkohë që reperja nga Ferizaj i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”.
Mozzik dhe Loredana përndryshe ditë më parë janë bërë prindër për herë të dytë.