Rap-artistja nga Ferizaj, Loredana Zefi, kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të përfolura shqiptare.
Kjo për faktin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Mozzik, thuhet t’i kenë ndarë rrugët, pasi nuk po shfaqen së bashku në rrjetet sociale.
Përkundër thashethemeve, biondja po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në projekte muzikore.
Krahas projekteve, ajo së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje, i cili po pëlqehet edhe nga fansat e saj.
Me flokët kaçurele dhe me stilin e veçantë, Lori ka rrëmbyer vëmendje në imazhet e reja të publikuara në Instagram. “Më shumë para më shumë probleme”, ka shkruar ajo.
Bukuroshja po ashtu është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit në bashkëpunim me Meron “Kein Plan”, ku në YouTube për vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve.