Xhudistja Loriana Kuka ka fituar meçin e saj të parë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Pragë.
Kuka meçin e parë e fitoi ndaj xhudistes portugeze, Yahima Ramirez. Derisa në të dytin do të ketë punë me rusen Aleksandra Babintseva.
Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë.
Në këtë garë dje Distria Krasniqi, në kategorinë 48 kilogramë, arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë.