Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Tel Aviv

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Loriana Kuka ka nisur me fitore rrugën drejt medaljeve në Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv.

Kuka mposhti me ippon garuesen holandeze Ilona Lucassen në raundin e dytë të garave deri në 78 kilogramë, pasi në të parin ajo ishte e lirë.

Në çerekfinale ajo do të përballet me rusen Babintseva.

Dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen e Artë në Tel Aviv për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme