Lorik Cana legjendë e skuadrës franceze. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë dje në Marseille mes lojtarëve më të mëdhenj të historisë së këtij klubi si: Sklobar, Stojkoviq, Tigana, Boli Amoros dhe Jean Pierre Papin.
Pronari i ri i klubit, Franc McCourt, i kishte ftuar të gjithë legjendat e Marseilles, për t’i dhënë zemër skuadrës së tij para ndeshjes me Lille.
Loriku mbante fanellën e tij të famshme me nr 19 si në kohën kur ishte kapiten i Marseille duke mbajtur epitetin e një legjende te skuadra franceze.