Low humb dy ndeshjet e Gjermanisë për “Euro 2020”

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Bellorusisë dhe Estonisë, pasi ka pësuar një “lëndim sportiv”.

Fituesi i Kupës së Botës ka “arterie të konturuar”, sipas Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe është duke marrë tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Asistenti i tij Marcus Sorg do ta marrë drejtimin e kombëtares gjermane për këto dy ndeshje.

Low ka thënë se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me stafin e tij përmes telefonit, para secilës ndeshje.

Të ngjashme