LSI do të mledhë sot Konventën Kombëtare, ku do të shpalosë propozimet e saj për krizën politike që kalon vendi.
Sipas kryetares Monika Kryemadhi propozimet e LSI janë “Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor”, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i saj në Facebook.
“Mirëmëngjesi, Ju ftoj sot të më ndiqni në orën 11:00 nga Konventa Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI.
Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor. Shqipëria shtëpia juaj”.