Në një nga intervistat e saj të fundit, Luana u shpreh se do të heqë dorë nga televizioni për t’iu dedikuar muzikës.
Një lajm që pushtoi portalet, ashtu sikurse turbulloi fansat e moderatores.
Si qëndron në fakt e vërteta?
Luana ka folur ekskluzivisht për ‘Pop Culture’, duke deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Jo vetëm kaq, pasi Vjollca ka thënë se “shtatori më gjen me projekte totalisht ndryshe në ekranin e Top Channel”.
E sa për muzikën, Luana ka rrëfyer se gjatë verës do të publikojë dy këngë të reja.
Vjollca nuk i ndahet ekranit, të paktën as për sezonin pasardhës. Pritet të shohim më shumë në shtator.