Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka reaguar lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.
Kosova e humbi lojën në tavoline me rezultat zyrtar 3:0 dhe u dënuar me 6 mijë euro.
Kurse, Rumania u dënua me 128 mijë euro gjithsej për veprimet e tifozëve në atë ndeshje.
E Lucescu e quajti si vendim politik këtë gjë.
“Ne, gjobë? Kaq e madhe? Për çfarë?! Kjo është kulmi. Jam i indinjuar. Askush nuk ka marrë parasysh faktin që na mbajtën një orë në fushë. Humbëm lojtarë për shkak të ftohjes. Askush nuk mori parasysh deklaratat e tyre, gënjeshtrat e tyre, dhomat e zhveshjes. Nuk është normale. Unë i respektoj lojtarët, por edhe ata duhej të respektonin idenë e sportit. Është një vendim politik. Për të mos ofenduar dikë. Nuk duhet të inkurajohen sjellje të tilla. Më vonë mund të ndodhë e njëjta gjë. Një ekip humb 5-0 dhe largohet nga fusha. Pastaj humb vetëm 3-0. Askush nuk mendon më për pasojat,” deklaroi Lucescu.