Jeta në Kosovë , ma kujton femijerinë e hershme në fshat kur shikoja sesi demat po bënin luftë mes vete! E kujtoj rriten e tyre,kur ushqeheshin bashkë në një vend me të njëjtin ushqim. Lojën e tyre të padjallzuar deri sa ata u rriten dhe filluan të mendojnë vetëm për vehte. Rrita e tyre reflektonte edhe ne egoizmin e tyre.
Me kujtohet mirë, kur demat, shpesh herë edhe të zhytur nga prapa, byryteshin një cope here, para se ta nisnin betejën e madhe, kokë me kokë, e me brinjë të mprehur kundër njëri tjetrit! Interesant parafillimi i dyluftimit, kur demat, fillimisht shikonin pak njeri tjetrin, dhe i terhiqnin këmbët nëpër dhe, për ta bere nxemjen dhe për ta trembur kundërshtarin! Karizma e tyre, dukej sheshit!
Ata për shumë minuta, e shpesh edhe për shumë orë, bënin luftë të pakompromis, duke e goditur me brirë njëri tjetrin, pa pikë mëshirë, kokën e njëri tjetrit, e shpesh edhe pjesët e ndryshme të trupit të tyre! Dhe ne fund dihej! Fitues dilte kryesisht, ai që kishte qafën më të trashë, por kuptohet, edhe reflekset më te shpejta, e taktikën luftarake më të zgjuar! Disa prej tyre, kur fitonin, nuk e mundonin shume humbësin, e disa që kishin vuajtur shumë gjatë betejës, pas saj, ishin më të ashpër në ndjekjen e kundërshtarit!
Te demat, vetëm kur të dihet fituesi dhe humbësi, vetëm atëherë fillon të mbretëroj paqja në kope. Ka filluar byrytja… “Nuk do të thotë që fiton vec ai që byrytet ma shume”.