Lufta në Gaza do të zgjasë “shumë muaj më tepër”, thotë shefi ushtarak izraelit

1247941914
Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë edhe muaj të tjerë, sipas shefit të ushtrisë izraelite.

Në një paraqitje për media, Gjenerali Herzi Halevi, ka thënë se derisa lufta është duke u zhvilluar në një “zonë komplekse, do të zgjasë për shumë muaj më tepër dhe do të zhvillohet në mënyra të ndryshme”.

“Kështu të arriturat do të prezantohen përgjatë kohës”, ka vazhduar ai, raporton CNN.

“Nuk ka zgjidhje magjike apo rrugë të shkurtra në shpërbërjen e një organizate terroriste, përveç luftimeve të vazhdueshme dhe këmbëngulëse dhe ne jemi shumë, shumë të përcaktuar”, tha ai, transmeton KlanKosova.tv.

Ai ka vazhduar të thotë se janë shumë afër qëllimit që ta shpërbëjnë grupin e Hamasit në veri të Gazës.

Të ngjashme