Luftoi për të drejtat e grave, avokatja dënohet me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Një avokate e njohur iraniane për të drejtat e njeriut është dënuar me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja e saj në Teheran.

Nasrin Sotudeh u shpall fajtore për disa vepra që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërkohë avokatja i ka hedhur poshtë këto akuza.

Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e grave që kanë protestuar për obligim se duhet të vënë shami.

Ajo ka fituar disa çmime për të drejtat e njeriut dhe kundër dënimit me vdekje, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme