Shkencëtarët thonë se kanë arritur të realizojnë studimin e parë në njerëz, që tregon se një filxhan kafe ka efekt direkt në funksionimin e indeve yndyrore të organizmit, shkruan Medical News.
Yndyra kafe- është një lloj yndyre që ndihmon organizmin të kthejë përbërësit ushqyes në energji dhe të shkrijë dhjamin e tepërt. Krahas yndyrës kafe, një yndyrë tjetër, e quajtur yndyra e bardhë, ka ndikim negativ në organizëm, duke qenë shkas i shumë sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Sipas shkencëtarëve, stimulimi i organizmt të kthejë yndyrën e bardhë në qeliza të yndyrës kafe, mund të jetë një mënyrë e duhur për të luftuar obezitetin.
Yndyra kafe e kthen ushqimin në energji duke e aktivizuar një lloj proteine të quajtur- UCP1, që gjendet në mitokondri- pjesë e qelizave përgjegjëse për rigjenerim të energjisë.
Si ndikon kafeja në humbjen e peshës?
Autori i këtij studimi dhe ekipi i tij, zhvilluan eksperimente in vitro dhe in vivo, për të parë efektet e kafeinës në aktivizimin dhe rigjenerimin e yndyrës kafe. Sipas këtyre eksperimenteve, konsumimi i kafeinës ka ndikuar në rritjen e nivelit të proteinës UCP1 dhe rrjedhimisht konvertimin e yndyrës së bardhë në yndyrë kafe.
“Këto rezultate janë të dukshme, mirëpo tani na mbetet të gjejmë komponentin e kafesë, që ndikon në stimulimin e prodhimit të kësaj proteine dhe e cila lufton obezitetin”, tha autori i këtij studimi.