Lugina e Preshevës kërkon njohjen e diplomave

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 21:09 | Nga

Kryetarja e Preshevës ka kërkuar nga Beogradi rifillimin e bisedimeve dhe njohjen e diplomave.

Kryetarja Ardita Sinani këtë kërkesë e shtroi gjatë takimit me kryetarin e Trupit bashkërendues të qeverisë së Serbisë për Preshevë Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Në Bruksel, në fillim të vitit të kaluar delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian patën arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të filloj zbatimin më 1 mars 2016.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit pati theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale.

Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia qenë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme