Luigj Imeri emërohet u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka emëruar Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv.

Bordi i përkohshëm i KEK-ut, njofton sene mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me datën 24.04.2020 me vendim unanim ka emëruar z. Luigj Imeri në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e z. Imerit.

“Imeri ka studiuar në Universitetin Politeknik në Tiranë (1993-1999) dhe ka titullin; Inxhinier i diplomuar i Elektronikës duke vazhduar me studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (2006-2007) për Lidership dhe Menaxhim, nga ku merr edhe titullin: Magjistër i Shkencave për Shërbime të Menaxhimit. Ai gjithashtu ka ndjekur dhjetëra programe trajnuese dhe zhvillimore profesionale brenda dhe jashtë vendit, të gjitha të ndërlidhura me punën dhe operimet në KEK”, thuhet në komunikatë. .

Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të z. Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani.

“Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e  Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të  Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 ështëemëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.” ka vazhduar komunikata.

Të ngjashme