Luis Enrique paralajmëron se me Kosovën s’do të kursejë lojtarët

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Spanjës në futboll, Luis Enrique, ka paralajmëruar se në ndeshjen me Kosovën do të paraqitet me futbollistët më të mirë që ka në ekip.

Kosova luan me Spanjën më 31 mars në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Paraprakisht, Spanja të enjten do të luajë me Greqinë në ndeshjen e parë.

E në konferencën për media, para ndeshjes me grekët, Luis Enrique është pyetur për synimet me kombëtaren e tij dhe a planifikon të kursejë lojtarët, pasi pak ditë pas ndeshjes me Kosovën shumë yje të Spanjës do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit.

“Unë jam trajner i Spanjës dhe jam i fokusuar të paraqitemi me më të mirët”, ka thënë ai teksa ka shtuar se nuk i intereson për diçka tjetër dhe se mendon vetëm për punën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme