Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar lidhur me një deklratë të Luiz Ejllit, i cili tha se është një ndër moderatorët më të preferuar të tij si edhe moderatorja më seksi në ekranet shqiptare. Mirëpo, duket se Ponari nuk qenka “fanse e team Luizi”.
“Kjo është çështje shijesh, ca faji kam unë. Nuk e prisja, megjithatë faleminderit se kush është që nuk i do komplimentet por që do e vlerësoja njësoj si të vinte nga Olta, si të vinte nga Kristi, nuk ka lidhje me lojën e tyre aty apo mënyrën si komportohen. Dikush ka një shije të caktuar dhe të komplimenton”, tha ajo.
Ponari e vlerësoi atë si artist, por tha se Luizi dhe Olta nuk janë në shijet e saj për mënyrën sesi luajnë
“Unë di ta ndaj artin nga artisti. Unë atij si individ i jap atributet e tij si muzikant se ka rrëmbyer disa çmime të para dhe nuk mendoj se është rastësi të arrish të fitosh disa herë radhazi, duhet të jesh i talentuar. Patjetër e për lojën që ai ka bërë aty brenda, por mua mënyra se si protagonistët dhe adashja e tij gaforre tjetër, Olta, nuk është në shijet e mia mënyra si luajnë, agresiviteti që tregojnë kundrejt banorëve të tjerë, kanë harruar ndoshta që të shijojnë një nga eksperiencat më të bukura, kanë harruar të shijojnë eksperiencën e tyre të jetës e hera herës kur i shoh sa agresiv janë më duket sikur po shoh Surviver e jo BBV. ”, tha Ponari në Wake Up.