Lukaku nuk udhëton në Torino, mungon ndaj Juventusit

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku nuk do ka udhëtuar për në Torino me skuadrën e Manchester United.

Ai do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Juventusin që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Belgu mungoi edhe në fitore ndaj Bournemouth në këtë fundjavë dhe nuk ishte përfshirë në sesionin e fundit të stërvitjen të mbajtur në Carrington.

Më vonë është konfirmuar se ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Itali, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e nesërme.

Jose Mourinho do të flas për mediat italiane sonte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme