Scholes: Unitedi bëri gabim që e shiti Lukakun

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes mendon se Ole Gunnar Solskjaer bëri gabim që e shiti sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Solskjaer ka vetëm Anthony Martial, Marcus Rashford dhe të riun Mason Greenëood në opsionet sulmuese.

Dhe Scholes mendon se Solskjaer duhet ta kishte ndaluar Lukakun të bashkohej me Interin nëse ai nuk do të kishte një zëvendësim për të.

“Kjo është e vetmja gjë që më zhgënjen. Solskjaer padyshim e dinte se ata do të shesin Lukakun në një moment, por të mos kesh një pasues në qendër, duket si një gabim për mua”, ka thënë fillimisht Scholes për talkSport.

“Nëse ata vepruan, nëse u zvarrit shumë nga këndvështrimi i klubit, nuk e di”.

“Ata do të kalojnë në një sezon pa qendërsulmues kur është një klub që është i njohur për stilin e tij sulmues dhe ka të ngjarë të ketë katër qendërsulmues në kulmin e tij”.

“Kështu që të hyjmë aty me Rashford dhe Martial, të cilët nuk jeni plotësisht të sigurt nëse ata janë anësor të majtë apo qendërsulmues, ne nuk e dimë”, përfundoi legjenda e Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme