Lukashenko: Ndoshta jam pak gjatë në pushtet, por nuk jap dorëheqjen

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka pranuar se “ndoshta është pak gjatë në pushtet”, por ka insistuar se protestat që po zhvillohen në qytetet e këtij vendi nuk do ta shtyjnë të japë dorëheqjen.

Ai ka thënë se është i vetmi në Bjellorusi që është i aftë të mbrojë vendin.

“Po, ndoshta jam pak gjatë në pushtet”, ka thënë Lukashenko për mediat ruse, përcjell Reuters.

Lukashenko është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994, ndërkohë opozita nuk ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, për çka edhe po protestohet nga 9 gushti.

Lukashenko ka thënë se nuk do të largohet nga pushteti me protesta, por ka lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme pas reformave kushtetuese.

Të ngjashme