Shteti i vogël evropian, Luksemburgu, e ka bërë një plan mjaft ambicioz për ta testuar tërë popullsinë për Coronavirus brenda një muaji.
Qeveria e këtij vendi që shtrihet mes Gjermanisë, Francës e Belgjikës njoftoi se do ta fillojë programin e testimit nga 19 maji.
Claude Meisch, ministër i hulumtimeve, tha se çdo ditë mund të kryhen nga 20,000 teste në 17 qendra të ndryshme.
Luksemburgu ka një popullsi prej rreth 600,000 banorëve. Deri më tani i ka regjistruar 3,729 raste të infektimeve dhe 88 viktima të Coronavirusit.
Për më tepër, 3,123 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.