Ekonomia Online
FUNDIT

“Lulëzojnë” kartëmonedhat 100 euro false, 11 raste të raportuar në polici brenda një dite

“Lulëzojnë” kartëmonedhat 100 euro false, 11 raste të raportuar në polici brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar 11 kartëmonedha false në vende të ndryshme në Kosovë. Sipas policisë për këto para kanë njoftuar personat që kanë rënë pre e pagesave me këto kartëmonedha. Madje në një rast në Prishtinë, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar 11 kartëmonedha false në vende të ndryshme në Kosovë.

Sipas policisë për këto para kanë njoftuar personat që kanë rënë pre e pagesave me këto kartëmonedha.

Madje në një rast në Prishtinë, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me pesë kartëmonedha 100 euro.

Të gjitha rastet e raportuara:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Fadil Vata, Prishtinë, 10.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku punon, një i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Lluzhan, Podujevë, 15.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5×100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 11:00. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 18.03.2022 – 13:40. Ankuesja femër kosovar e zyrtare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme