Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Pas takimit do të ketë edhe konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Basha do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj.
Po ashtu Basha do të takohet edhe me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërsa ditën e nesërme, kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, dhe te Memoriali i Jasharajve në Prekaz.