Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor me 20 vjet burgim, Lulzim Idrizin, për vrasjen e dyfishtë të para dy vjetëve te Parku i qytetit në Prishtinë.
Idrizi është dënuar për veprat penale, vrasje e rëndë si dhe armëmbajtje pa leje, njofton Klan Kosova.
Për dy veprat penale gjykata e ka dënuar atë me 20 vjet burgim efektiv, duke ia llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim nga 19 nëntori i vitit 2017.