Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, janë dukë marrë pjesë në punimet e Konferencës së gjashtëmbëdhjetë (16) Rajonale Evropiane me temën “ Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave që përdorin internetin”, e cila është duke u mbajtur në Tiranë.
Kryeprokurori Lumezi gjatë punimeve të konferencës ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet e ndryshme pjesëmarrëse në konferencë si dhe me përfaqësuesit e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP).
Në këtë konference janë duke marrë pjesë shumë shtete nga regjioni dhe më gjerë.
Konferenca organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Prokurorëve dhe Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.