Lumezi: Së shpejti edhe tetë aktakuza ndaj nivelit të lartë në Kosovë

Prishtinë | 28 Jan 2017 | 10:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë se viti i kaluar ishte më i suksesshmi për Prokurorinë Speciale, e cila sipas tij, ka arritur t’i zgjedhë 162 raste të formave të ndryshme. Ka thënë se rastet me të cilat është marrë ky institucion i përkasin nivelit të lartë.

Ai ka treguar se Prokuroria Speciale ka shenjëstruar 33 raste dhe prej tyre kanë ngritur 25 aktuakuza.

Me këtë rast, ka paralajmëruar se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të ngritën edhe tetë aktuakzua të reja ndaj profilit të lartë për korrupsion.

“Nga Prokuroria Speciale janë zgjedhur 162 raste në forma të ndryshme. Nën mbikëqyrjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale gjatë këtij viti është funksionalizuar edhe databaza për rastet e shenjëstruara dhe nga 33 raste të shenjëstruara janë ngritur 25 aktuakuza që ne i konsiderojmë të nivelit të lartë. Ndërsa, tetë raste presim të përfundojnë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017”, ka thënë Lumezi, në konferencën vjetore të Prokurorëve.

“Ajo që kërkohet nga ne është një epokë e re e përgjegjësisë. Prandaj, nga të gjithë ju prokurorë të Shtetit pres angazhim maksimal në luftë kundër korrupsionit dhe terrorizimit”, ka thënë Lumezi.

“Roli i Prokurorisë së përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave është vendimtarë. Barra kryesore për këtë i bie Prokurorisë Speciale e Kosovës. I besoj kësaj Prokurorie. Nga ju pres edhe më shumë. Vetëm rezultatet e mira mund të kthejmë besimin e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Kryeprokurori Lumezi ka shpjeguar se gjatë vitit të kaluar ka pasur 484 raste të korrupsionit me gjithsej 1166 persona të përfshirë në keqpërdorim.

Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar Prokuroria e Shtetit u akuzua se kishte ndikim nga partitë politike, duke shtuar se kjo instancë e shtetit merret me dispozitat ligjore dhe jo me servilizëm në ndonjë adresë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tregoi se Kosova ka arritur mjaftë në luftën kundër terrorizmit, kështu duke u bërë liderë në këtë luftë në Ballkan.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar Prokuroria e Shtetit ka ngritur gjithsej 57 aktakuza për 51 persona që lidhen me luftën kundër korrupsionit.

“Sa i përket krimeve të luftës nuk mjafton fakti që jemi të vetëdijshëm që në periudhën e mëparshme prokurorët vendorë nuk kanë pasur kompetencë ekzekutive në trajtimin e këtyre rasteve. Sot trajtimi i rasteve të krimeve të luftës është në kompetencë të prokurorëve vendor. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë mjaft vështirë por nga ju në këtë drejtim pres rezultate konkrete”. 

“Qasje serioze duhet të keni edhe në trajtimin dhe zbardhjen e rasteve të cilat janë evidentuar në letrat e Presidentit të Shtetit, në mënyrë që të identifikohen ngjarjet dhe të ndërmiren veprime për të siguruar identitetin e autorëve të këtyre krimeve dhe të njejtit t’i veni para drejtësisë. Gjatë vitit të kaluar është funksionalizuar Departamenti për krimet e luftës, prokurorët ndërkombëtar dhe vendor që veprojnë në zgjidhjen e këtyre rasteve, kanë ndërmarrë 62 vendime për fillimin e hetimeve dhe kundër 57 personave është kërkuar urdhërarresti ndërkombëtar”, tha Lumezi.  

Ai tha se Prokuroria e Shtetit edhe gjatë këtij viti ka treguar që është një partner kredibil kur është fjala për bashkëpunimin regjional dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

“Me bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës, AKI dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar kemi ndërmarë veprime për identifikimin e  grupeve kriminale dhe për parandalimin e akteve terroriste, vetëm gjatë këtij viti kemi ngritur 27 aktakuza, me 51 persona, për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin. Rezultate e mira në luftimin e terrorizmit, i cili nuk është vetëm në kornizat e një trajtimi nacional por është transnacional kanë ndikuar që Kosova të jetë lider në rajon në këtë drejtim.  Duhet ta kuptoni se për kryerjen e veprave terroriste dhe veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës është e mjaftueshme vetëm ndërmarrja e veprimeve përgaditore, marrëveshja për kryerjen e veprave terroriste ose krijimi i kushteve për kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk është e nevojshme që vepra terroriste të jetë kryer”.

Në fund, ai tha se qëllimi i të gjithë prokurorëve duhet të jetë funksionimi i sistemit sipas standardeve më të larta dhe secili nga ta në mënyrë individuale të japë kontributin e plotë që ky qëllim të realizohet.

“Duke shpresuar se të gjithë prokurorët që kanë arritur në instancat më të larta të sistemit prokurorial por edhe brezat e rinj të cilët janë duke demonstruar profesionalizëm dhe karakter të fortë, në periudhat e ardhshme do të dëshmojnë se i ndajmë vlerat e njejta që si rezultat do të kemi rritjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial”, përfundoi kryeprokurori Lumezi.

Të ngjashme