Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij, e kanë mposhtur Coronavirusin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se janë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, se janë në mesin e të shëruarve të sotëm.
“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar ai.