Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën 20 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.
Dita e Lumturisë u prezantua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2012 dhe u festua për herë të parë në vitin 2013.
Ideja origjinale erdhi nga Mbretëria e Butanit në rajonin Himalayan të Azisë. Atje, besohet se jetojnë njerëzit më të lumturit në botë për shkak të qasjes ndaj jetës, shkruan ksp.
Për të gjithë, kjo ditë shërben për të kujtuar se lumturia nuk vjen domosdoshmërisht nga blerja dhe konsumimi, ose nga të qenit i famshëm apo joshës, por shpesh nga miqtë dhe familja.
Në të gjithë botën, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme dhe unike.