Lushaku për vrasjen e shtatzënës: Shteti ka dështuar t’ia ofrojë ndihmë viktimës

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 13:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Jehona Lushaku tha se është nevojë urgjente reagimi i institucioneve pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes, duke shtuar se shteti ka dështuar që t’i ofrojë ndihmë asaj.

Sipas saj, kjo situatë është urgjencë kombëtare duke kërkuar shkarkimin e personave përgjegjës.

“Sot po shprehim indinjatën për ngjarjen makabre. Shpreh ngushëllime familjes për humbjen e Hamides. Krimet si ky shpërfaqin dështime të shtetit.  Hamidja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë. Hamidja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë sepse dhunuesi u la i lirë nga sistemi i drejtësisë”.

“Është viktimë sepse shteti ende i kërkon viktimave ta njoftojnë Policinë. Tashmë është vonë dhe e pakuptimtë. Të gjitha hallkat që ta mbronin dështuan. Prandaj është e qartë që dështoi ministria e punëve të brendshme policia dhe ministria e drejtësisë e shëndetësisë. Të gjithë duhet të përpiqemi që këto raste të mos përsëriten”.

“Kjo situatë është urgjencë kombëtare dhe kërkojmë shkarkimin e personave përgjegjës. Qeveria të sigurojë pajisje elektronike për persona të ndaluar. Kryeministri ta kuptojë rolin e tij dhe të mos i ikë përgjegjësisë sepse ministrit e linjës janë përgjegjëse”.

Të ngjashme