Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se partia e saj po sulmohet për shkak se po rritet.
“Kur një parti si LDK, me program modern e qasje profesionale, rritet, të gjithë të tjerët marrin anën e sulmit”, ka shkruar ajo.
Lushaku përmendi edhe koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, për të cilin tha se iu ka kaluar koha.
“Propaganda me sulme nuk i zgjidh problemet e qytetarëve; as ribashkimi i atyre që iu ka përfunduar epoka, nuk ofron zgjidhje për qytetarët”.
Për Lushaku-Sadriun vetëm partia e saj me program të ri e “qasje rugoviste” di ta ruajë shtetin.
“Vetëm një parti me program të ri, me qasje rugoviste, me projekte prosperuese e me histori shtetformuese e do shtetin, e ruan shtetin dhe do të dijë ta zhvillojë atë. Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhiku është zgjidhja”.