Lushtaku: Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, shihemi më 9 shkurt

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, iu ka reaguar njerëzve të VV-së, të cilët po pretendojnë se një sondazh i UBO-s e ka nxjerr VV-në me 47 për qind.

Në sondazh të tillë ai e ka quajtur të porositur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositur.

Sipas tij, besimi i qytetarëve fitohet me investime në të gjitha fushat.

“Ju prezantoj sondazhet e vërteta! Besimi i qytetarëve nuk fitohet me sondazhe të porositura, por me investime në shëndetësi, ekonomi, arsim dhe mirëqenie sociale. Shihemi me 9 shkurt”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme