Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, takoi shumë qytetarë të Gjakovës të cilët, siç thotë ai janë duke përkrahur programin për Rimëkëmbje.
Vizitën e tij e vazhdoi edhe në Prizren në librarinë Altera ku Lushtaku ka takuar pasionantë të shumtë të librit.
Njoftimi i plotë:
Në Gjakovë pata nderin të takoj disa qytetarë të cilët po e përkrahin programin tonë të #Rimëkëmbjes dhe PDK-në si të vetmen alternativë serioze politike. Po ashtu, gjatë ditës edhe në Prizren takova disa miq të cilët po punojnë ditë e natë për fitoren e PDK-së si dhe vizitova Librarinë Altera, një librari e pasur në të cilën pasionantët e librit mund të gjejnë vepra të shumta të shkrimtarëve të mëdhenj. Kudo në Kosovë po e presin fitoren e PDK-së për ta #Rimëkëmbur Kosovën! #MERGIMLUSHTAKU11 #PDK134 #RIMËKËMBJE