Lushtaku kujton me nderime dëshmorin Malush Ahmeti

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar jetën dhe veprën heroike të dëshmorit Malush Ahmeti, duke vlerësuar sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lushtaku theksoi se Malush Ahmeti ishte një ndër luftëtarët e paepur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha gjithçka për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

“Sakrifica e tij sublime mbetet ndër themelet më të forta të shtetit dhe lirisë që gëzojmë sot”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Skenderajt.

Ai po ashtu nënvizoi se amaneti i dëshmorëve dhe gjaku i tyre mbeten obligim i përhershëm për institucionet dhe qytetarët, që çdo ditë të punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi për vendin.

Të ngjashme