Kandidati i PDK-së për deputet, Mergim Lushtaku ka thënë se ndihet krenar me mbështetjen e rinisë së Runikut.
Lushtaku premtoi se do të jetë zëri i tyre.
“Sot, u motivova edhe më shumë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kur pashë mobilizimin e jashtëzakonshëm të rinisë së bashkësisë lokale të Runikut, në Skënderaj. Unë krenohem dhe njëherit jam shumë falënderues për mbështetjen e rinisë që nga kyçja ime në politikë” ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë:
Sot, u motivova edhe më shumë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kur pashë mobilizimin e jashtëzakonshëm të rinisë së bashkësisë lokale të Runikut, në Skënderaj.
Unë krenohem dhe njëherit jam shumë falënderues për mbështetjen e rinisë që nga kyçja ime në politikë.
Prandaj, gjatë tërë karrierës time politike do të jem veçanërisht zë i tyre, i RINISË!