Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku para fillimit të Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri, në një prononcim për Ekonomia Online tha se Memli Krasniqi është figura më me përvojë për ta paraqitur Kosovën në mënyrë më të mirë.
Ai i e ka konsideruar më se të nevojshme mbajtjen e Konventës dhe zgjedhjen e strukturave të partisë në këtë fazë.
“Memli Krasniqi është figura më me përvojë në rrethin tonë për ta paraqitur Kosovën në mënyrë më të mirë. Zgjedhjet të mbaheshin pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe debati ka reflektuar edhe jashtë partisë dhe ky debat e ka sjellë partinë që të kemi zgjedhje të brendshme dhe besojmë që struktura e re do të ketë impakt në zgjedhje dhe rritjen e votave në zgjedhje lokale”.
“Ka qenë debat i brendshëm që të mbahen zgjedhjet për të pasur proces demokratik kërkohet dorëheqje e kryetarit dhe kryesisë dhe të kemi një kolegjialitet mes vete”.