Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar pushtetin e Kurtit me regjimin e Millosheviçit, pasi një gazetare e RTK-së ishte larguar nga ky medium pasi që i ishte bërë presion nga shefat e saj, që tashmë po i shërbejnë pushtetit, që të krijonte një storje me inteligjencë artificiale, ku aludohej se kinse Lushtaku ka sulmuar veturën zyrtare të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lushtaku tha se kjo çfarë po ngjan me televizionin publik, siç është rasti i gazetares Sejda, po e kthen prapa në vitet e ’90-ta, kur Kosovën e sundonte regjimi i Sllobodan Millosheviçit.
“Kjo po me kthen prapa, në vitet e 90-ta, kështu kemi qenë të përndjekur nga regjimi i Milloshevicit, mas pakti e kam pritur që kjo do të ndodh tani pas mbi 24 viteve do të ndodhte e njejta politikë. Nuk kam pritur që qeveritë tona kanë më bë përndjekjen e njërzve, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj familjëve që i kanë dhënë vendit të tyre shumë”, tha Lushtaku.
Ndryshe, Gazetarja Arlinda Sejda ditë më parë kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga RTK.
Te kjo dorëheqje kishte ardhur pasi që siç ka raportuar Gazeta Nacionale, U.D. Drejtorit të RTK-së Rilind Gërvalla dhe U.D. Kryeredaktorit Blerim Haxhiaj, i po këtij mediumi, i cili tashmë është shëndruar në vegël të partisë në pushtet, i kishin kërkuar gazetarës Sejda që me intelegjencë artificiale e njohur si AI, të krijonte storje kinse si Sami Lushtaku e kishte sulmuar Albin Kurtin në Skenderaj, anipse raportet policore e thonë të kundërtën.
Në një shkrim në Facebook të juristes së mediave, Flutura Kusari, e cila premtoi avokimin në instance vendore dhe ndërkombëtare për gazetaren, komentoi redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia. Ajo tha se ishte dëshmitare e rastit.
“Arlinden gjithmone e kam inkuraju mos me u be vegel me dergu perpara agjenda politike, ia kam forcu guximin me thane JO kur e sheh qe po preket integriteti profesional. Rasti i fundit ne te cilin u gjendem bashke ishte shembulli me i keq se si nuk duhet bere gazetaria, se si deziformohet publiku per interesa grupore e politike. Arlinda e la RTK-ne, por jane te tjere brenda qe nuk dorezohen para asnje presioni.” – shkroi ajo