Lushtaku porosit Haxhiun: Nëse don t’i takosh “kriminelët” Thaçi e Veseli, kërkoju falje fillimisht

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 08:23 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka komentuar vizitën e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Lushtaku tha se partia në pushtet është duke i përmendur krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen nën pretendimet për krime luftë vetëm për poenë politikë.

Ai rikujton se vetë ministrja Albulena Haxhiu i ka quajtur kriminelë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, e tash do që t’i takojë. “Cila është arsyeja?”

“Unë besoj fortë që në këtë pjesë ata vetëm për politikë janë duke menduar, sepse me të vërtetë në pjesën e krizave çfarë janë duke përballur, ata në pjesën e Qeverisjes apo trajtimin e temave kanë dalë shumë dobët”.

“Nëse ti mundohesh t’i harrosh me vetëdije këta njerëz tregon se e ke një inat politik dhe nuk mundësh me tejkalu atë inat politik dhe pastaj kërkon në këtë rast nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që ta pranojnë në takim ministren Albulena Haxhiu, e cila deri dje i ka thënë kriminel Kadri Veselit. A do me i takuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin me ua thënë në sy këto fjalë dhe me ju thënë se unë me të vërtetë ju vendosi juve në burg apo çfarë është mesazhi i tyre?”.

Ai tha se që nga ardhja në pushtet Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka marrë asnjë vendim për të përmirësuar imazhin ndaj e krerëve të luftës së UÇK-së që po përballën padrejtësisht në këtë Gjykatë Speciale.

“Është mbi një vjet që e ka marr Qeveria Kurti 2 mandatin dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk e ka marrë mundin më të vogël me marr qëndrimin që me përmirësuar një farë forme imazhin ndaj mbështetjes së krerëve të luftës së UÇK-së”.

“Po e shoh këtë si veprim të shfajësimit në detyrë dhe se gjoja ne jemi për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në këtë rast për të mbështetur krerët e UÇK-së se sa e ka me të vërtetë për t’i takuar dhe dalë në ndihmë. Nëse kishin dashur të iu dilni në ndihmë, së pari kishit takuar ekipin mbrojtës të tyre dhe sigurisht kishin shprehur mbështetje në formë më përmbajtjesore në këtë aspekt”.

Tutje ka shtuar se Haxhiu dhe VV-ja duhet t’u kërkojë falje krerëve të UÇK-së për, duke kujtuar deklaratat e kryeministri Albin Kurti, se kur ta marrë pushtetin do ta zhbëjë Specialen, raporton EO.

“Zonja Haxhiu dhe Vetëvendosja së pari duhet të kërkojnë falje për atë çfarë kanë qëndruar për zotin Thaçi dhe Veseli. Ata duhet të tejkalojnë së pari ato paragjykimet e tyre. Mos të harrojmë që Albin Kurti më herët thoshte ‘Hashim shko në Hagë’, e  tash po bënë gjoja se po do me i mbrojtur për t’i paraqitur para opinionit publik që është në mbrojtje të vlerave të luftës. Vitin 2017 Albin Kurti ka thënë se me neve në pushtet do ta largojmë Gjykatën Speciale, ndërsa sot e kemi një Qeverisje dhe nuk po bënë as një veprim të tij”.

Të ngjashme