Lushtaku thotë se t’i padis Bislimin dhe ministrat Haxhiu e Murati

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 14:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Hekuran Murati.

Kjo sipas tij, për sjelljet e tyre të dhunshme, ndaj tij dhe kolegëve të tij deputetë të PDK-së, në ambientet e kuvendit gjatë seancës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zëvendëskryeministër për aksion politik. Ata mund të reagojnë në foltore siç vepron çdo përfaqësues i popullit, e jo në formën siç veproi ai, duke e marrë një pankartë të Albin Pinokios, që e paska penguar fort”.

“E ka penguar për arsye se po shihet qartë se është duke gënjyer. Ne kemi pasur mundësi të kemi ndonjë reagim spontan, por assesi të paramenduar”.

Lushtaku tha se ka deputetë të lënduar, teksa shtoi se “nuk e mbaj në mend se si ka ndodhur, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

Të ngjashme