Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës dhe kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është përfshirë në debatin pas deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pala serbe është dakorduar në Bruksel që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.
Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar emblemën e UÇK-së me mbishkrimin: “Këto tri shkronja do rrojnë përjetë, sa dielli të bie mbi këtë dhe!”.