Kanë kaluar 10 muaj prejse rasti ‘Medicus’ është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por ka gati një dekadë prej kur ngjarja ishte bërë e njohur për publikun.
Në këtë rast, prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, ka dhënë fjalën përfundimtare, me ç’rast, sipas saj, është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale e dy të akuzuarve, Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini, në akuzat për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar e lëndim të rëndë trupor, raporton KTV. Ajo ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.
Sipas prokurores, i akuzuari Lutfi Dervishi, ishte i vetëdijshëm për këtë, por kjo ishte në interesin e tij. fjalën e saj, nga 7 rastet e transplantimeve të analizuara, prokurorja ka përmendur edhe shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve. Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro. Mbrojtja pritet që të japë fjalën e saj në seancën e caktuar për datën 22 maj.