Lutfi Haziri rezulton negativ, nuk është i prekur me Coronavirus

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dalë negativ në testin për Coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur, Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV. Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë. Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër. Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!“, ka shkruar Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot kishte njoftuar se është vetizoluar. Ai njoftoi se këtë hap e ka ndërmarrë pasi që ka frekuentuar lokalin e njëjtë me këngëtarin Muhamet Sejdiu i cili është konfirmuar me COVID-19.

Të ngjashme